Nushi pas lirimit: Më ndalën për një vepër të vitit 2016 si aktivist i VV-së - NACIONALE

Nushi pas lirimit: Më ndalën për një vepër të vitit 2016 si aktivist i VV-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Aktivisti i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi është liruar mbrëmjen e së mërkurës, pasi u mbajt rreth dy orë në stacionin policor në kufirin Kosovë – Maqedoni e Veriut.

Nushi në një shkrim në rrjetin social Facebook, ka thënë se është intervistuar për një vepër të vitit 2016, si aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas tij, ndalesa të tilla janë bërë vetëm me aktivistët e PSD-së dhe se nuk ka ndonjë rast kur është ndaluar ndonjë zyrtar i Vetëvendosjes.

“U lirova, pas dy oresh ndalese ne stacionin policor ne kufirin Kosove - Maqedoni.

Me ndaluan per nje veper te vitit 2016 si aktivist i VV. Cka kuptova eshte qe keso ndalesa kane vetem aktivistet e PSD. Nuk kishin ndonje rast qe kishin ndale ndonje te VV, ndonese aktivitetet i kemi bo bashke.

Faleminderit krejtve qe jeni interesu” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme