Numërohen gati 80 për qind e votave: Kush po fiton në Gjilan
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Sipas rezultateve, ku deri tash janë numëruar 78.29 për qind e votave, Vetëvendosje në Gjilan ka dalur e para me 51.54 për qind apo 18 mijë e 813 vota.
E dyta është LDK me 21.73 për qind me 7 mijë e 933 vota, ndërsa PDK është e treta me 6 mijë e 229 vota apo 17.06 për qind.
AAK ka marrë 996 vota apo 2.73 për qind.
