Numërohen 35% e votave me postë, pas tyre nis numërimi i votave me kusht dhe të votuesve me nevoja të veçanta - NACIONALE

Numërohen 35% e votave me postë, pas tyre nis numërimi i votave me kusht dhe të votuesve me nevoja të veçanta

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se procesi i numërimit të votave nga votimi përmes postës po vazhdon në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri të ditur se “deri më tani janë numëruar 80 nga 223 kuti votimi (35.87%), në të cilat janë vendosur zarfet me fletëvotime pas aprovimit të tyre nga shërbimi votues i KQZ-së”.

Sipas tij, pas përfundimit të numërimit të votave nga posta, do të nisë numërimi i votave me kusht dhe i votave të personave me nevoja të veçanta.

“Janë evidentuar 8,751 votues në vendvotimet me kusht, ndërsa për votimin përmes ekipeve mobile kanë qenë të regjistruar 3,144 votues”, tha Elezi.

Lajme të ngjashme