Numërimi i votave për deputet, KQZ: Janë numëruar mbi 46% të vendvotimeve - NACIONALE

Numërimi i votave për deputet, KQZ: Janë numëruar mbi 46% të vendvotimeve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar numërimi i votave për kandidatët për deputet.

Sipas njoftimit të fundit nga KQZ-ja, deri më tani janë numëruar këto vota në 1 mijë e 170 vendvotimit nga 2 mijë e 533.

Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit, në të cilat është duke vazhduar apo ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, deri më 15 shkurt 2025, ora 16:00, janë numëruar 46.19% e vendvotimeve apo 1,170 nga 2,533.

Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në 9 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) në komunat: Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Junik, Hani i Elezit, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.” – thuhet në njoftim.

KQZ ka bërë të ditur se sot nga ora 16:00 ka filluar numërimi edhe në Qendrën e Numërimit në Komunën e Mamushës.

“Më 15 shkurt, në orë 16:00, ka filluar procesi i numërimit edhe në QKN-në e komunës së Mamushës. Në përgithësi, procesi i numërimit është duke vazhduar në 26 Qendra Komunale të Numërimit.”- thuhet tutje në njoftim.

Lajme të ngjashme