Numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike, këto janë rezultatet e kandidatëve për kryeministër deri më tani - NACIONALE

Numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike, këto janë rezultatet e kandidatëve për kryeministër deri më tani

1 vit më parë

nga NACIONALE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me përditësimin e rezultateve nga numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike.

Sipas rezultateve të publikuara tashmë edhe për kandidat, Albin Kurti i Vetëvendosjes ka marrë 2 mijë e 886 vota.

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka marrë 203 vota. Në anën tjetër, kandidati i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka marrë 255 vota.

Ramush Haradinaj i AAK-së ka marrë 48 vota.

Përditësimin e rezultateve mund ta ndiqni duke klikuar KËTU.

Ndryshe, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Vetëvendosje ka dalë e para më 342 mijë e 281 vota, apo 40.80 për qind.

Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 184 mijë e 811 vota apo 22.03 për qind. LDK ka dalë e treta më 147 mijë e 888 vota ose 17.63 për qind.

Koalicioni AAK-Nisma ka dalë e katërta në këto zgjedhje me 62 mijë vota.

Lajme të ngjashme