Numërimi i votave drejt fundit, këta janë deputetët e VV-së, PDK-së , LDK-së dhe AAK-së - NACIONALE

Numërimi i votave drejt fundit, këta janë deputetët e VV-së, PDK-së , LDK-së dhe AAK-së

3 orë më parë

nga NACIONALE

Sot pritet përfundimi i numërimit të votave nga zgjedhjet e 7 qershorit. Pas përfundimit të numërimit të votave me postë, në QNR ka filluar numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

Derisa numërimi i votave po shkon drejt fundit, tanimë janë konfirmuar emrat e 100 deputetëve të legjislaturës së 11-të.

Në bazë të rezultateve preleminare, VV-ja do t`i ketë 53 mandate, PDK-ja 22, LDK-ja 18 dhe AAK-ja 7.

Eugen Cakolli nga KDI-ja, ka vlerësuar se tani ndarja përfundimtare e mandateve në Kuvend mes partive politik është pothuajse e kryer.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se votat që kanë mbetur për t`u numëruar nuk pritet të sjellin ndryshime të rëndësishme.

Situata përfundimtare me ndarjen e mandateve 53-22-18-7 tashmë është pothuajse çështje e kryer. As kutitë e mbetura të votave me postë, e as 11,895 votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta që do të numërohen nesër, nuk pritet ta ndryshojnë ndarjen e mandateve – përveç nëse prodhojnë ndonjë devijim krejt të pazakontë nga trendet e deritanishme. Historikisht, votat me kusht kanë ndjekur më shumë trendin e vendvotimeve të rregullta, me dallime relativisht të vogla. Prandaj, përveç nëse rezultati i këtyre votave i afrohet dukshëm trendit të votave me postë, LVV nuk pritet të arrijë në 54 mandate”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.

Në anën tjetër, pas performancës dukshëm më të dobët në kutitë e fundit të votave me postë, LDK-ja e ka tejet të vështirë të rikthehet në 19 mandate, duke ia marrë një mandat PDK-së (mundësia e vetme). Për këtë, LDK-ja jo vetëm që do të duhej ta kalonte PDK-në në renditjen sipas votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta, por do të duhej ta bënte këtë me një dallim prej disa qindra votash”, ka deklaruar ai.

Deputetët e ardhshëm të VV-së

1. Albin Kurti – 318,536 vota

2. Glauk Konjufca – 259,470 vota

3. Albulena Haxhiu – 161,909 vota

4. Hekuran Murati – 135,226 vota

5. Donika Gërvalla-Schëarz – 129,300 vota

6. Xhelal Sveçla – 107,197 vota

7. Avni Dehari – 87,577 vota

8. Ejup Maqedonci – 87,566 vota

9. Hajrulla Çeku – 87,220 vota

10. Mimoza Kusari Lila – 81,227 vota

11. Shqipe Mehmeti Selimi – 57,967 vota

12. Andin Hoti – 55,348 vota

13. Ilir Kërçeli – 52,192 vota

14. Arben Vitia – 51,923 vota

15. Saranda Bogujevci – 39,318 vota

16. Osman Musliu – 36,492 vota

17. Nezir Kraki – 35,137 vota

18. Alban Bajrami – 32,069 vota

19. Arton Konushevci – 31,764 vota

20. Edona Llalloshi – 31,118 vota

21. Mefail Bajqinovci – 31,063 vota

22. Ardian Gola – 29,204 vota

23. Armend Baloku – 25,559 vota

24. Armend Muja – 25,508 vota

25. Arbëreshë Kryeziu Hyseni – 25,308 vota

26. Arbër Rexhaj – 24,558 vota

27. Rufki Suma – 24,019 vota

28. Blerim Gashi – 23,878 vota

29. Fitore Pacolli Dalipi – 23,850 vota

30. Artane Rizvanolli Berisha – 23,513 vota

31. Adriana Matoshi – 23,278 vota

32. Agim Bahtiri – 22,348 vota

33. Arjeta Fejza – 22,093 vota

34. Taulant Kelmendi – 20,879 vota

35. Arbërie Nagavci – 20,478 vota

36. Krenare Çerkini – 20,317 vota

37. Dimal Basha – 19,677 vota

38. Liza Gashi – 19,610 vota

39. Labinotë Demi Murtezi – 18,722 vota

40. Artan Abrashi – 18,305 vota

41. Adnan Rrustemi – 18,016 vota

42. Adelina Grainca – 17,217 vota

43. Valon Ramadani – 17,158 vota

44. Salih Zyba – 16,313 vota

45. Enver Haliti – 15,785 vota

46. Fatmire Kollçaku – 15,603 vota

47. Valon Hoti – 15,586 vota

48. Valon Peci – 15,500 vota

49. Drita Pajaziti – 15,344 vota

50. Sylejman Meholli – 15,191 vota

51. Jeton Raka – 15,122 vota

52. Vigan Qorrolli – 14,945 vota

53. Fjolla Ujkani – 14,871 vota

Deputetët e ardhshëm të PDK-së

1. Bedri Hamza – 125,230 vota

2. Përparim Gruda – 77,754 vota

3. Arian Tahiri – 67,168 vota

4. Uran Ismaili – 62,385 vota

5. Vlora Çitaku – 43,224 vota

6. Sala Jashari – 41,173 vota

7. Ganimete Musliu – 32,645 vota

8. Enver Hoxhaj – 30,390 vota

9. Arben Mustafa – 29,892 vota

10. Rrahman Rama – 28,727 vota

11. Mërgim Lushtaku – 27,700 vota

12. Elmi Reçica – 23,627 vota

13. Besa Kabashi Ramaj – 23,232 vota

14. Jakup Nura – 22,607 vota

15. Eman Rrahmani – 22,475 vota

16. Altin Krasniqi – 22,316 vota

17. Artan Behrami – 21,272 vota

18. Fadil Demaku – 21,084 vota

19. Blerta Deliu Kodra – 20,396 vota

20. Rrustem Mustafa – 20,353 vota

21. Eliza Hoxha – 19,720 vota

22. Ariana Musliu Shoshi – 18,305 Vota

Deputetët e ardhshëm të LDK-së

1. Vjosa Osmani Sadriu – 91,089 vota

2. Lumir Abdixhiku – 82,842 vota

3. Doarsa Kica Xhelili – 65,217 vota

4. Hykmete Bajrami – 53,017 vota

5. Avdullah Hoti – 49,271 vota

6. Ukë Rugova – 41,500 vota

7. Kujtim Shala – 40,470 vota

8. Anton Quni – 33,455 vota

9. Lutfi Haziri – 29,678 vota

10. Armend Zemaj – 29,095 vota

11. Besian Mustafa – 27,350 vota

12. Janina Ymeri – 27,100 vota

13. Ermal Sadiku – 26,823 vota

14. Jehona Lushaku Sadriu – 25,448 vota

15. Arben Gashi – 20,510 vota

16. Albena Reshitaj – 19,371 vota

17. Fadil Hadergjonaj – 18,985 vota

18. Paris Guri – 16,024 vota

Deputetët e ardhshëm të AAK-së

1. Ardian Gjini – 43,967 vota

2. Ramush Haradinaj – 39,862 vota

3. Daut Haradinaj – 30,471 vota

4. Besnik Tahiri – 26,728 vota

5. Time Kadrijaj – 18,581 vota

6. Albana Bytyqi – 10,250 vota

7. Teuta Haxhiu – 9690 vota

Lajme të ngjashme