Nuk votohet kandidati i Listës Serbe për Nënkryetar Kuvendi
Sllavko Simiq nga Lista Serbe nuk votohet për Nënkryetar të Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb.
Pro votuan 10 – kundër 55 – abstenuan 33.
Votimi për Nënkryetarë nga komunitetet joshumicë u bë ndarazi.
Përditësim...
Lista Serbe sërish e propozoi Sllavko Simiqin edhe pas rrëzimit, për herë të dytë.
Përditësim...
Edhe për herë të tretë Lista Sebre propozoi Sllavko Simiqin për Nënkryetar të Kuvendit - dhe rezultati ishte i njëjtë.
Përditësim...
Dimal Basha: "Për herë të fundit, po ju them, propozoni kandidatin nga radhët e komunitetit serb, ose shkohet me short"