"Nuk përmend asnjë numër": Bonot e Diasporës përplasin ministrin Muratin me Bajramin e LDK-së
Bonot e Diasporës kanë përplasur deputetën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) me ministrin e Financave, Hekuran Murati. Ministri Murati nuk përmendi asnjë shifër nga kjo çështje, ndërkaq i menjershëm ishte reagimi i deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila vëri në pah se prej 100 milionë eurove sa e kishte ofertën, vetëm 10 milionë euro janë blerë. Ndërsa, për këto të dhëna ministri Murati nuk pati ndonjë koment përveç sulmit ndaj deputetët dhe një mediumi që transmetoi shkrimin e saj.
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami për Bonot e Diasporës të publikuar nga ministri Murati, ka thënë se këto janë mashtrime dhe manipulimet, duke thënë se as nuk tregon sa është fondi që ka ndihmuar bizneset.
“Mashtrimet dhe manipulimet e ministrit të financave nuk kalojnë. Shkruan për bono të Thesarit të diasporës dhe nuk përmend asnjë numër, asnjë shifër - asnjë. Taman postim për të mashtruar. Thotë janë bë tri vjet, nuk tregon sa bono kishte blerë diaspora, nuk tregon sa ishte fondi që ndihmuan bizneset.” – ka shkruar ajo.
Më tej, ajo ka shpejguar se prej 100 milionë eurove sa e kishte ofertën, vetëm 10 milionë euro janë blerë.
“Thotë janë bë tri vjet, nuk tregon sa bono kishte blerë diaspora, nuk tregon sa ishte fondi që ndihmuan bizneset. Që po ju tregoj unë oferta e Hekuranit për diasporën ka qenë rreth100 milionë euro investime në bono Thesari. A e dini sa bono Thesari ka blerë diaspora?” – ka shkruar Bajrami.
“Ka blerë 9.1 milionë euro bono me maturim 5 vjeçar, dhe 1.3 milionë euro bono me maturim 3 vjeçar, po po saktë 10.4 milionë euro dmth. 10 % të kapacitetit investues. E ministrit që i flejnë 600 milionë euro taksa të qytetarëve as për këto 10.4 milionë euro s'ka pasë nevojë.” – ka shkruar ajo.
Tutje, Bajrami ka kujtuar datën e zgjedhjeve (9 shkurt) si një mesazh për Qeverinë Kurti.
“Qeveria Kurti se ka problem buxhetin se i ka vjelë qytetarët përmes inflacionit, problem e ka kapacitetin për implementim që nuk arriti ta ndërtojë as pas katër viteve. 9 shkurti po vjen, mos harroni kush u a vodhi 4 vite me broçkulla.” – përfundon shkrimi i saj.
Ndërkaq, si zakonisht ministrat e Qeverisë Kurti janë të parët që shohin gjithçka çka shkruhet në rrjetet sociale.
Kësisoj, ministri i Financave, Hekuran Murtati përveç sulmit ndaj mediave i ka reaguar edhe deputetës së LDK-së, Hykmete Bajrami.
Ai në një shkrim në orët e vona, ka reaguar ndaj Bajramit, duke ironizuar kinse Bajrami është bërë “redaktore e lajmeve”.
“Përhajr puna e re si redaktore e lajmeve, Hykmete!” – ka shkruar Murati.
Por, Murati nuk e ka thënë asnjë fjalë për të dhënat e Bajramit, por është marrë vetëm pse një media ka publikuar shkrimin e Bajramit, teska nuk ka kursyer fjalët sulmues ndaj mediave.
“Me gjasë kjo duhet të jetë nga ato pakot e marketingut që u ofrohet reklamuesve premium, e titulluar “Shkruajeni vetë lajmin”, ku reklamuesit i ofrohet qasje direkte në portal dhe mund të postojë lajme sa herë që ka nevojë, qoftë edhe të shtunën në ora 23:06.” – ka shkruar ai.
Përndryshe, ministri Murati të shtunën ka shkruar me mburrje për Bonot e Diasporës.
Ai ka thënë se paratë e investuar u shfrytëzuan për të ndihmuar bizneset por nuk ka dhënë detaje se cilat dhe sa është ndihma.
“Paratë e investuara i patëm shfrytëzuar për të ndihmuar qindra biznese prodhuese në rritjen e kapaciteteve prodhuese. Pra siç edhe patëm thënë atëherë, investimi në Bono Thesari të Kosovës përveçse e rritë zhvillimin e vendit, ka edhe levërdi finaciare për investitorin. E për më tepër është edhe i garantuar nga shteti, dhe investimi çdoherë kthehet në kohë dhe i plotë.” – ka shkruar ndër të tjera ai.