Nuk paguan gjobat, KQZ ua ndal mjetet VV-së, PDK-së, LDK-së e AAK-së - NACIONALE

Nuk paguan gjobat, KQZ ua ndal mjetet VV-së, PDK-së, LDK-së e AAK-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka marrë vendim që të ndalen mjetet për disa subjekte politike të cilat nuk kanë paguar gjobat e vendosura nga PZAP gjatë fushatës së zgjedhjeve të nëntë shkurtit.

Në një komunikate për media, KQZ ka publikuar emrat e partive dhe shumën e parave që do t’u ndalen.

Aty shihet se thuajse shumica e subjekteve të mëdha nuk kanë paguar gjobat.

“Në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori vendim për ndalimin e mjeteve për subjektet politike parlamentare ndaj të cilave Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka shqiptuar gjoba gjatë fushatës së zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025. Mjetet e ndaluara nga Fondi për mbështetjen e subjekteve politike do të transferohen në xhirollogarinë e PZAP-it dhe vendimi i KQZ-së do të zbatohet me tri ndalesa gjatë ndarjes së mjeteve, në tre tremujorët e ardhshëm”thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme