“Nuk mundet BE-ja me propozu draftin e Asociacionit”: Konjufca me kritika për Bashkimin Evropian
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka komentuar presionin e ndërkombëtarëve për dërgimin e draftit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese.
Ai ka thënë se ky është obligim i Kosovës, dhe BE-ja nuk mund ta grabitë këtë kompetencë.
“Nuk mundet në vend të Kosovës, me e propozu draftin e Asociacionit, Bashkimi Evropian, kjo i bie që Bashkimi Evropian me ia grabitë një kompetencë shtetëtore Kosovës, një kompetencë për të cilën edhe vet Brukseli në negociatat që i ka organizuar vet, e ka të shkruar në njërën prej marrëveshjeve, sipas marrëveshjeve të deritashme të arritura dhe procesit si ka shkuar, Kosova e ka këtë të drejtë, Kosovës i garantohet e drejta për paraqitjen e draf-statusi për Asociacionin”, tha Konjufca.
“BE-ja tani mund të na kritikojë, me thënë që jeni vonuar ju, nuk e keni paraqitur draftin e Asociacionit, ne mund të themi a ka pasur afat preciz, deri kur Kosova kur ta paraqesë, nuk ka pasur, pra më shumë është varur nga dinamika, nga dinamika kohore të procesit të negociatave të Brukselit. Ndoshta ne mund ta pranojnë kritikën, që jemi vonuar, por vonesa nuk do të thotë me ia marrë kompetencën Kosovës”, tha ai. /EO