"Nuk më prite edhe pak", ish-presidenti Thaçi i dërgon kurorë ish-truprojës së tij
Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dërguar mesazh lamtumirës ndaj ish ish-pjesëtarit të UÇK-së dhe truprojës së tij Xhavit Ferizi, i njohur si “Raketa”.
Në kurorën e luleve dedikuara të ndjerit, Thaçi shkroi: “Nuk më prite edhe pak Raketë, ashtu siç gjithnjë prisje. PREHU NË PAQE. Nga: Presidenti Hashim Thaçi.”

Ferizi njihet për afërsinë e tij me ish-presidentin e ish-kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi. Duke nisur që nga koha e luftës, Raketa ishte truproja i afërt i Thaçit.
Ferizi ishte gjithashtu figurë e njohur e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën e Drenicës.