Nuk i kalojnë mocionet, partitë opozitare largohen nga salla - NACIONALE

Nuk i kalojnë mocionet, partitë opozitare largohen nga salla

1 vit më parë

nga NACIONALE

Partitë opozitare, PDK, LDK e AAK, kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës.

Opozita e lëshoi seancën pasi dy mocionet e tyre nuk u votuan nga deputetët e VV-së.

Një mocion ishte për largimin e tri projekligjeve për KPK-në, KPM-në dhe Zyrtarët Publikë nga rendi i ditës.

Ndërsa mocioni i dytë ishte për ndryshim të rendit të ditës dhe futjen në diskutim të pikës për arratisjet e fundit nga burgjet e Kosovës.

Pas dështimit, opozita lëshoi sallën dhe u dha më shumë hapësirë deputetëve të pushetit, pasi seanca po mbahet në një sallë alternative me më pak kapacitet.

Lajme të ngjashme