“Nuk është vonë”: Gërvalla krye me vete leksion KiE-së për kushtin e Asociacionit - NACIONALE

“Nuk është vonë”: Gërvalla krye me vete leksion KiE-së për kushtin e Asociacionit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryediplomatja Donika Gërvalla po pretendon që vendimi i Qeverisë së Kosovës për dërgimin e Asociacionit në Kushtetuese nuk është i vonuar.

Anise Kosova ka mbetur jashtë agjendës për votimin e aplikimit të saj nga Komiteti i Ministrave në KiE, Gërvalla po thotë se po të ishte i vonuar, do ishte dërguar më herët.

Po të konsideronim që është i vonuar, do ta kishim dërguar më herët, nuk do e kishim dërguar sot. Sa i përket komenteve të opozitës, t’ju them të drejtën s’i kam lexuar sepse kam qenë në Kuvend.

Dhe pse jo, paraprakisht, dua të ruaj procesin dhe nuk do të bisedojmë sot as rreth partnereëve që na përkrahin, as rreth sigurimit të përkrahjes.” – u shpreh ajo në një konferencë për media.

Gërvalla e bëri me dije se “ky nuk është një hap i lehtë për Qeverinë e Kosovës”.

“Kemi shprehur me shumë seriozitet vullnetin tonë për të kontrbuuar në mënyrë konstruktive, ky hap nuk është i lehtë për qeverinë e Kosovës, dhe presim cili do të jetë reagimi dhe ky zotim të merret seriozisht.”tha ajo.

Gërvalla tutje i bëri thirrje KiE-së “ta kryejë punën e vet”.

“Pas konkretizimit të sotëm, të zotimit tonë, kërkojmë dhe presim nga KiE që ta përmbushë pjesën e vet të detyrimit dhe ta ftojë Kosovën për t’iu bashkuar pa vonesë KiE-së, jo vetëm si vendi me më së shumti kushti, por i cili ka përmbushur këto kushte.” – tha ajo.

Lajme të ngjashme