Nuk është në Serbi: Mediumi serb i gjen vendin ku ndodhet shefi i BIA-s Aleksandër Vullin - NACIONALE

Nuk është në Serbi: Mediumi serb i gjen vendin ku ndodhet shefi i BIA-s Aleksandër Vullin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Aleksandër Vullin, shefi i sanksionuar nga ShBA-të i shërbimit famëkeq sekret BIA, është shndërruar në njeriun e momentit pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit. Por, ku është ky person?

Mediumi i pavarur serb Nova i ka dedikuar një artikull vendndodhjes së kryespiunit pro-rus të Serbisë që dyshohet se mund të ketë lidhje me aksionin terrorist.

Artikulli është titulluar: “Ekskluzive: Ku është drejtori i BIA-s ndërsa kriza në Kosovë vazhdon? Vullini nuk është në Serbi, ne gjetëm fotografinë që zbulon se ku është”

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pak më parë njoftoi se është vërtetuar se njëri nga të vrarët në aksion quhet Bojan Mijailoviq, që ishte trupërojë i Vullinit në vizitën e tij në Kosovë në fund të vitit 2013.

Deri tash nuk ka ndonjë fjalë prej shefit të BIA-s. Por, ku është ai?

Në natën e 24 shtatorit, presidenti serb Aleksandër Vuçiq do të fliste për terrorizmin që ndodhi në Banjskë të Zveçanit. Në audiencë ai kishte pasur shefin e BIA-s, i ulur në rreshtin e parë.

Nova ka arritur të gjejë Vullinin në Izrael. Më saktë, ai është në një pelegrinazh në Jerusalem, në një Kishë.

Sipas njerëzve që i kanë treguar këtij mediumi serb, Vullini kishte shkuar në këtë kishë i shoqëruar nga sigurimi i tij.

“Ata u ndalën të gjithë në pelegrinazh në mënyrë që ai të hynte me radhë. Ai (Vullini) ishte aty për 20 minuta dhe u largua,”

Përveç truprojës së Vullinit, tashmë e dokumentuar është edhe prania e Millan Radojiçiqit në aksionin terrorist të së dieles ku mbeti i vrarë një polic i Republikës së Kosovës.

Kujtojmë se edhe parti opozitare serbe janë duke kërkuar sqarime dhe përgjegjësi nga presidenti serb Vuçiq dhe pushteti i tij.

Lajme të ngjashme