"Nuk e përmend njohjen": Si po komentohet në Kosovë letra e Macronit për Vuçiqin? - NACIONALE

"Nuk e përmend njohjen": Si po komentohet në Kosovë letra e Macronit për Vuçiqin?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Emmanuel Macron, president i Francës, sot fillon një vizitë zyrtare në Serbi, ku pritet të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Pak para nisjes, në media u publikua një letër zyrtare e Macronit, ku mes të tjerash përmendej edhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, që lehtësohet nga Bashkimi Evropian. Si po lexohet në Kosovë letra e Macronit për Vuçiqin?

Në një shkrim relativisht të gjatë, Milazim Krasniqi, profesor në Universitetin e Prishtinës, renditi gjashtë mesazhe nga letra e Macronit. Në njërin nga mesazhet në letrën e Macronit, sipas profesorit Krasniqi, lidhet me “angazhimin constant” të Francës dhe Gjermanisë për çështjen e normalizimit të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.

“5. Tha se në vitin 2019 ka përmend nevojën për kompromis me Kosovën dhe se ka bindje që në Serbi ekziston guximi për kompromis. Angazhimi franko –gjerman me mbështetjen e SHBA-së mbeten konstante. 6. Makron tha: “personalisht do të angazhohem siç jam i sigurt edhe BE-së në tërësi, për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit e paraprakisht për formimin e bashkësisë së komunave me shumicë serbe.” – ka shkruar Krasniqi, ndër të tjera.

Në shkrimin e saj, Edita Tahiri, ish-kryenegociatore e Kosovës në dialogun me Serbinë në Bruksel, e theksoi një çështje të rëndësishme. Sipas Tahiri, në letrën e Macronit nuk përmendet njohja e Kosovës nga Serbia.

“Macron ne letren e tij para vizites ne Serbi permend asociacionin por nuk e permend njohjen e Kosoves nga Serbia - ky fjalor i nje anshem i gjithe vendeve te Quintit eshte deshtim i diplomacise se Kosoves - pra qyshse ka filluar dialogu mes Kurtit dhe Vuciqit te gjithe nderkombetaret flasin per obligimet zbatuese te Kosoves dhe jo te Serbise - po ky kori i militanteve te VV-s pse e ka mbyllur gojen per kete ceshtje..?” – ka shkruar ish-kryenegociatorja Tahiri.

Ndërsa analisti Lirim Mehmetaj e vuri theksin te një fjali në lidhje me marrëveshjen e Ohrit, e dakorduar në shkurt të vitit 2023, e për të cilën Macroni tha se është në përputhje me interesant e Serbisë.

“Emmanuel Macron për Marrëveshjen Bruksel/Ohër: "Jam i bindur se ky kompromis është në përputhje me interesat e Serbisë"

A ka nevojë të thuhet diçka më shumë?

Kush na jep përgjegjësi?” – ka shkruar Mehmetaj.

Çka shkroi Macroni në letër?

Në letrën e tij, Macron vlerësoi se rruga drejt normalizimit me Kosovësn ruan “mundësinë që serbët të jetojnë në Kosovë, duke respektuar ligjin”. Në letër, Macron përmendi “guximin e nevojshëm” për të arritur një kompromis.

“Rruga drejt normalizimit ruan thelbin, mundësinë që serbët të jetojnë në Kosovë duke respektuar ligjin, por duke mos hequr dorë nga identiteti i tyre. Më 2019, kur unë fola për çështjen e Kosovës, fola për guximin e nevojshëm për të arritur një kompromis. I bindur që ky guxim ekziston në Serbi, ne, së bashku me Gjermaninë dhe me partnerët tanë evropianë, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, deshëm që ta ndihmonim rajonin për t’i shmangur lëvizjet e njëanshme, deklaratat e pamatura, ngritjen e tensioneve, viktima kryesore të të cilave janë njerëzit që jetojnë në terren, sidomos pakica serbe në Kosovë.” – tha Macroni.

Tutje, Macron vlerësoi se kompromisi i arritur vitin e kaluar, “është në përputhje me interesant e Serbisë”.

Unë jam i bindur që ky kompromis është në përputhje me interesat e Serbisë dhe, me tërë konsideratën për ndjenjat e forta të serbëve për këtë çështje, duke i respektuar ato, unë e ftoj Serbinë dhe i ftoj të rinjtë në Serbi që t’i zgjedhin paqen dhe të ardhmen. Personalisht, unë do të mbetem i angazhuar, siç jam i sigurt se BE-ja si tërësi do të mbetet e angazhuar, në zbatimin e Marrëveshjeve të Ohrit dhe, para së gjithash, në themelimin e një komuniteti të komunave me shumicë serbe.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme