“Nuk e meritoi keqpërdorimin e besimit”: Lladrovci njofton për një aderim nga VV-ja në PDK - NACIONALE

“Nuk e meritoi keqpërdorimin e besimit”: Lladrovci njofton për një aderim nga VV-ja në PDK

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar për një aderim në Partinë Demokratike të Kosovës, nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ai ka bërë me dije se qytetari Shaban Asllanaj është larguar nga VV-ja “me bindje se nuk e ka merituar keqpërdorimin e besimit”.

“Shabani, me vullnet aderon në PDK, për Kosovën ma mirë, Bedri Hamzën kryeministër.

Në shtëpinë time, me shokë, e mirëpritëm ardhjen e Shaban Asllanajt nga Abria, i cili tash e tutje, i kontribuon fitores së PDK-së, partisë së formuar nga Drejtoria politike e UÇK-së, me Hashim Thaçin në krye.

Dje, Drenasi djep i UÇK-së, sot, bastion i pathyeshëm i PDK-së, rritet me djem e familje atdhetare si kjo e Shaban Asllanajt. PDK është boshti kirrizor i shtetit dhe shtetësisë së Kosovës, fitorja është opsioni ynë i vetëm!” – ka shkruar Lladrovci.

Lajme të ngjashme