“Nuk do të ketë prindi 1 e prindi 2", Haradinaj premton Ministri të Familjes
Kandidati i koalicionit AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka premtuar themelimin e Ministrisë së Familjes.
Gjatë tubimin elektoral në Prizren, ai ka vlerësuar se ky koalicion nuk do të heq dorë nga vlerat tradicionale të familjes.
Ai ka bërë me dije se nuk do t'i përfill idetë e servuara nga pushteti aktual me "prindi 1" e "prindi 2".
“Nuk do të heqim dorë nga vlerat tradicionale të familjes, nuk do t'i përfillim idetë e servuara nga pushteti aktual me "prindi 1" e "prindi 2", apo të doracakëve që tentuan t'iu imponojnë fëmijëve tanë. Diga në lumin Manastircë do t'i japë fund njëherë e përgjithmonë problemit me ujë të pijshëm të Prizrenit. Zona Historike do të marrë përkujdesjen e merituar. Zona e re Industriale do të hapë mijëra vende pune për qytetarët e Prizrenit. Programi ynë për Kosovën garanton rritje ekonomike deri në 7%. Paga mesatare do të jetë mbi 1000 e pensionet 500 euro. 150 milion euro në vit, grante pa kthim për bizneset e reja. Do ta ulim çmimin e energjisë për 20% duke i dhënë fund kështu dominimit të mafisë energjetike. Një miliard euro për bizneset prodhuese dhe trefishim të subvencioneve në bujqësi”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në “Facebook”.
(Pjesë speciale e marketingut)