Nominimi i Konjufcës pa numra, Rukiqi i LDK-së: Të ka ardh fundi, Albin - NACIONALE

Nominimi i Konjufcës pa numra, Rukiqi i LDK-së: Të ka ardh fundi, Albin

1 javë më parë

nga NACIONALE

Berat Rukiqi i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka reaguar pas nonimint të Glauk Konjufcës për mandatar të dytë për formim të qeverisë – çështje që s’dihet se si do ta trajtojë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila duhet të ketë siguri se janë 61 vota, për çka Vetëvendosja e pranoi publikisht se nuk i kanë. Rukiqi pyeti se pse po u deshka që LDK të bëhet pjesë e “lojës politike” të Albin Kurtit,

Postimi i plotë:

Me 9 shkurt, kur na quajti “hajvanë”, Albin Kurti e dinte mirë që s’i ka numrat.

Atë natë nuk foli si kryeministër, por si një i humbës, me plot mllef dhe urrejtje.

Për nëntë muaj, po e mban peng shteti dhe sot del e flet për “urgjencë”.

Me 48 deputetë nuk arrin dot të krijojë shumicë. As me forcë, as me mashtrim, as me shantazh

Me çfarë të drejte kërkohet të bëhemi pjesë të lojërave të tij politike?

Me çfarë të drejte kërkohet të vazhdojmë pengmarrjen e institucioneve?

Me çfarë të drejte kërkohet të ja zghadin hajninë e keqpërdorimin e buxhetit për blerje votash?

Edhe ata më të afërtit e tij e pranojnë që s’ka numra. E tha edhe Glauku sot.

Zgjedhjet janë rruga e vetme që tregon ku jemi realisht.

Në sport mund ta fitosh një ndeshje me taktikë, por jo kampionatin.

Në politikë mund ta fitosh një ditë ose një javë me propagandë e ndonjë taktikë të lodhët, por jo të mbash pushtetin pafundësisht.

Të ka ardhë fundi, Albin.

Lajme të ngjashme