Nol Nushi: Kjo shfaqja e qeverisë, mos ke instalacion i Manifestës?
Zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi ka ironizuar me Qeverinë e Kosovës pas tensioneve në veri të vendit.
Nushi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka pyetur nëse shfaqja e Qeverisë ishte instalacion i Manifestës.
“As militantat ma te forte spo dijne me shpjegu”, ka thënë tutje ai.
Postimi i plotë:
Kjo shfaqja e qeverise mos ke naj instalacion i Manifestes?
As militantat ma te forte spo dijne me shpjegu.