Njohja nga Sudani, Hoxhaj: Falënderues ndaj Presidentes Osmanit për përkushtimin e saj personal
Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka përgëzuar presidenten Vjosa Osmani për angazhimin e saj në rritjen e njohjeve ndërkombëtare të Kosovës, pasi Sudani vendosi ta njohë pavarësinë e saj.
Përmes një reagimi në rrjete sociale, Hoxhaj e ka cilësuar këtë hap si një moment të rëndësishëm për vendin, duke shprehur vlerësim të veçantë si për autoritetet sudaneze, ashtu edhe për përpjekjet e e Presidentes Osmani në këtë drejtim.
“Lajm i mrekullueshëm njohja e Kosovës nga Sudani! 🇽🇰🇸🇩 Mirënjohës ndaj Sudanit për këtë vendim të drejtë dhe falënderues ndaj Presidentes Osmanit për përkushtimin e saj personal!”