Njoftim me rëndësi: Shtyhet konkursi për aplikim në FSK
Ministia e Mbrojtjes përmes një njoftimi në Facebook, ka treguar se e ka shtyrë konkursin edhe për një javë, saktësisht deri më datë 23 janar.
Sipas ministrisë, aryse për shtyerje ka qenë fakti se janë qasur njëkohësisht shumë aplikant në platformën e aplikimit, dhe për pengesa teknike, po vonohet procesi i aplikimit.
Tutje ministria njofton se, do të pranohen edhe aplikacionet me leternjoftime me afat të skaduar, meqenëse për mungesë të materialit shumë pesona kanë mbetur pa marrë leternjoftime dhe dokumente edhe në rastet kur kanë mbetur pa afat në dokumente.
Njoftimi i Ministrisë:
NJOFTIM
Shtyhet konkursi për aplikim në FSK deri me datën 23 janar!
Të dashur të rinj e të reja të vendit tonë,
Ju njoftojmë se konkursi për pranimin e ushtarëve të rinj shtyhet për një javë, ngase për shkak të qasjes së njëkohshme të shumë aplikantëve në platformën tonë të aplikimit, janë shfaqur pengesa teknike që po vonojnë procesin e aplikimit.
Pra, konkursi për rekrutim në ushtrinë e Republikës së Kosovës do të jetë i hapur deri me datën 23 janar.
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë të interesuarit ndërmjet moshës 18-25 vjeç, dhe po ashtu për aplikantët të cilët kanë hasur vështirësi në marrjen e letërnjoftimit për shkak të mungesës së materialeve, ju njoftojmë se do të pranojmë aplikacionin edhe me letërnjoftim të skaduar apo me dëshminë se janë në proces të marrjes së letërnjoftimit.