"Njerëzit që hyjnë në VV konformohen, bëhen njëjtë" - NACIONALE

"Njerëzit që hyjnë në VV konformohen, bëhen njëjtë"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Politika në Kosovë, ka vite që e ka të njëjtin ritëm. Premtime e vetëm premtime. Edhe aktivizmi i rinisë në këtë drejtim e luan rolin e vet. Dikush në një parti, dikush në partinë tjetër, secili për arsyet e veta.

Paris Guri, Kryetar i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike për Nacionale Podcast tregoi rrugëtimin e tij se si erdhi tek kjo pozitë të cilën e zotëron tani. Për studimet e aktivizmin i tij në organizata jo qeveritare me të rinj.

Me politikë vendosi të merret nga momenti kur VV-ja i ka marrë 51% të votave. Sipas tij, aty i është ngjallë ideja e rrezikut dhe e ka parë të arsyeshme kontributin e tij edhe në politikë.

Po pse pikërisht në LDK ?


"E para ka qenë ideja që mua më ka shqetësuar si i ri, qysh një person munden me mbërri me i manipulu krejt këtë numër të madh të njerëzve, qekjo më ka shqetësu. Arsyeja pse LDK-ja, unë edhe gjatë studimeve edhe gjatë leximeve unë gjithmonë ju kam frikësu politikave populiste. Ju kam frikësu politikanëve që veprojnë në bazë të opinionit çka thotë populli".

"Më ka frikësu gjithmonë ideja se qysh një politikan mundet me qenë populist deri në këtë pikë. Unë mendoj që LDK-ja, pa marrë parasysh gjithmonë e ka luajtur rolin më konstruktiv edhe nuk ka qenë populiste në asnjë etapë të zhvillimit të saj të politikbërjes".

Kryetari i Forunit të Rinisë së LDK-së, konsideron se "njerëzit që hyjnë në VV konformohen, bëhen njëjtë".

"Secilin që e pyet diçka, krejt e thonë të njëjtin sen... Janë komplet të uniformum, komplet të kontrollum",
thotë tutje Guri.

Sipas tij rinia e kanë votuar Vetëvendosjen për shkak të popullizmit. Duke shtuar se Kryeministri Kurti me gjuhën e përdorur ka mashtruar.

"Ti munesh me përdor gjuhën që ai e kupton, po nuk e përdori gjuhën që ai e kupton për me mashtru. Unë e përdori gjuhën që ai e kupton, për me spjegu diçka. Jo me i thënë neve po na e kanë inatin shtetet e botës, janë kundër neve, jemi më të mirtë, po na e ka inatin Amerika, po na e ka inatin Evropa. Jo me qesi terma, jo me mashtru. Nuk ke nevojë me mashtru".

Lajme të ngjashme