Një muaj paraburgim për shqiptarin e arrestuar në Serbi, pretendohet për krime në Koshare - NACIONALE

Një muaj paraburgim për shqiptarin e arrestuar në Serbi, pretendohet për krime në Koshare

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Personit të arrestuar nga Serbia, gjoja për krime lufte gjatë betejës në Koshare, i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaj.

Sipas zëdhënëses së Gjykatës së Lartë në Beograd, Milica Veliçkoviq, vendimi është marrë të rrezikut të arratisjes.

“Kjo që të mos ndikojë te dëshmitarët dhe për shkak se i dyshuari është akuzuar për vepër penale për të cilën është paraparë dënimi me burg mbi 10 vjet, si dhe mënyra e kryerjes së krimit dhe serioziteti i pasojave bëri që opinioni të shqetësohet”, tha Veliçkoviq, shkruan Tanjug..

Ishte ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili njoftoi gjatë ditës është arrestuar një person nën pretendimet për krime të kryera në maj të vitit 1999 në Kosovë, kundër pjesëtarëve të Ushtrisë Jugosllave."

“Policët e Shërbimit për Zbulimin e Krimeve të Luftës të arrestuar dhe së bashku me kallëzimin penal për kryerjen e veprës penale të krimeve të luftës kundër të burgosurve, e kanë sjellë të dyshuarin F.K. (56) në Prokurorinë për Krime Lufte për pyetje dhe procedim të mëtutjeshëm”, tha Daçiq, raporton Kosova Online.

Lajme të ngjashme