Një mashkull raporton se është rrëmbyer nga tre persona: Rasti nën hetime
Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se është rrëmbyer nga tre të dyshuar.
Viktima ka pranuar ndihmë mjekësore, kurse rasti është nën hetime.
Njoftimi i Policisë:
RRËMBIM
Prishtinë 21.08.2023-18:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është rrëmbyer nga tre të dyshuar të panjohur. Viktima ka pranuar tretmanin mjekësor, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti nën hetime.