Një Kuvend i nënshtrohet një njeriu: Avni Deharit
Dikur, vite më parë, VV-ja kishte organizuar një protestë në qendër të Prishtinës.
“Një popull nuk i nënshtrohet një njeriu”, një thirrje aso kohe, kundër Hashim Thaçit.
Kur kanë kaluar tash e sa kohë, e tash Kuvendi po i nënshtrohet një njeriu. Avni Deharit.
Kryesuesi i seancës edhe sot nuk lejoi askënd të flas.
Edhe ditën e sotme dështoi konstituimi i Kuvendit për herën e 47-të.
Afati i Gjykatës Kushtetuese përfundon më 26 korrik.
Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, deri më tani ka refuzuar zbatimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me votimin e fshehtë për kryetar të Kuvendit.
Derisa deputetët bëjnë përpjekjen e radhës, afati 30 ditor për konstituimin e Kuvendit i vendosur nga Kushtetuesja është duke shkuar drejt fundit.
Në aktgjykimin e fundit, Gjykata Kushtetuese ka kërkuar që Kuvendit duhet të konstituohet brenda një muaj. Ky afat, sipas aktgjykimit, përfundon më 26 korrik.
Megjithatë, Kushtetuesja nuk ka treguar se çka ndodhë, nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda këtij afati.
Për këtë arsyeje, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar dërgimin e një lënde të re në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e konstituimit të Kuvendit.
Nëse Kuvendi nuk konstituohet shpejt, ajo ka bërë me dije se do t`i tregohet Kushtetuese për të kërkuar sqarim në lidhje me afatin prej 30 ditësh, i cili përmendet në aktgjykim.
Ajo ka deklaruar se Kushtetuesja duhet të sqarojë se cilat janë pasojat juridike nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit që është përmendur në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.
Ndryshe nga presidentja, PDK-ja dhe LDK-ja kanë dërguar lënë të re në Gjykatë Kushtetuese, ku kanë numëruar shkeljet kushtetuese të drejtuesit të seancës, Avni Dehari.
Në fillim të muajit maj, VV-ja ka propozuar formimin e një komisioni, i cili do të monitoronte votimin e fshehtë për kryetar të Kuvendit.
Një propozim i tillë ka ardhur pasi kandidatja e VV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, kishte dështuar 6 herë rresht t`i marrë votat e nevojshme.
Seanca për konstituimin e legjislaturës se nëntë ka filluar më 15 prill. Deri tani janë kaluar vetëm dy pika të agjendës.
Deputetët e kanë votuar raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe janë betuar.
VV-ja nuk po e ndryshon kandidaten për kryetare të Kuvendit edhe pse PDK-së dhe AAK-ja janë shprehur të gatshme të votojnë një kandidatë tjetër për kryetar.