Një këmishë me kuti, “uniforma” e Albin Kurtit për çdo “Defender” - NACIONALE

Një këmishë me kuti, “uniforma” e Albin Kurtit për çdo “Defender”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk e ka shumë qejf uniformen ushtarake, por një këmishë me kurti i është bërë si uniformë sa herë që e viziton ushtrimin ushtarak “Defender Europe”, ku merr pjesë edhe FSK-ja.

Një këmishë të tillë e ka pasur vesh edhe sot ku bashkë me presidenten Vjosa Osmani kanë parë nga afër këtë stërvitje në Ditën e Vizitorëve të Shquar (DV Day) për ushtrimin ndërkombëtarë “Defender Europe 25”, raporton gazeta Nacionale.

Po të njëjten këmish Kurti e ka mbajti veshur të shtunën kur me ministrnë në detyrë e pa nga afër këtë ushtrim.

Ushtrimi Defender Europe 25 është duke u zhvilluar me sukses të plotë në Republikën e Kosovës. Për të parë nga afër, sot së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari vizituam komandën e divizionit 28 të këmbësorisë së ushtrisë së Shteteve të Bashkura të Amerikës e cila drejton me të gjitha brigadat shumëkombëshe në regjionin e Europës Juglindore. Më pas vazhduam në Devë për të vizituar Forcën për Detyrë, një batalion ky shumëkombësh i drejtuar nga regjimenti i dytë i këmbësorisë së FSK-së. Në fund vizituam poligonin për qitje me armë të lehta, poligon ky i cili ka ardhur si donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ushtrinë e Kosovës”, ka shkruar Kurti në profilin e tij në “Facebook”, duke postuar edhe disa fotografi me këmishën e famshme.

“Uniformen” e njëjtë ai e kishte veshur edhe para disa vitesh kur kishte vizituar ushtarët e FSK-së në stërvitjen me të madhe ushtarake të ushtrisë amerikane në Evropë.

Lajme të ngjashme