Një ditë para takimit të Ohrit, Esobar shkon në zyrën e Osmanit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të takohet me zëvendës ndihmës sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Gabriel Escobar, nesër në Presidencë në orën 09:00. Pas takimit, ata do të deklarohen për media në orën 10:00, ka njoftuar Zyra e Presidencës.
Gabriel Escobar, do të jetë pjesë e takimit të 18 marsit në Ohër. Ambasada amerikane në Shkup ka tregua për Radion Evropa e Lirë se diplomati amerikan do të marrë pjesë në cilësinë e vëzhguesit.
“Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Escobar do të udhëtojë për në Ohër të Maqedonisë së Veriut për të mbështetur këtë proces”, kanë thënë për REL-in nga Ambasada e SHBA-së në Shkup.
Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, dhe i dërguari i bllokut për dialogun, Mirosllav Lajçak, do të mbajnë takime dypalëshe me Kurtin dhe Vuçiq më 18 mars, ndërsa takimet pritet të nisin paraditen e së shtunës.
Ky takim do të jetë vazhdimësi e takimit të 27 shkuritit, ku Kosova dhe Serbia i kanë thënë “po” Planit të BE-së.
Në këtë takim palët do të diskutojnë për aneksin e Planit të BE-së.