Jo mbi baza etnike: Deputetja britanike kritikon nenin 7 të planit franko-gjerman
Deputetja britanike, Alicia Kearns, është shprehur e shqetësuar në lidhjen me nenin numër 7 të planit franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.
“Shumë e shqetësuar nga implikimet e propozimeve në nenin 7. Askush nuk duhet që të kërkojë rrënjosje, aq më pakë që të hartojë qëllimisht asnjë formë të “vetëqeverisjes” në vija etnike brenda Ballkanit”- shkroi deputetja Kearns në rrjete sociale.
“Nuk duhet të krijohet asnjë entitet në stilin e Republikës Serbe”- shtoi ajo.
Very concerned by the implications of proposals under article 7.
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) January 27, 2023
No one should be seeking to entrench, let alone purposefully design, any form of "self governance" on ethnic lines within the Balkans.
No "Republika Srpska"-style entity should be created.#Kosovo @nickabbottfcdo https://t.co/k8nZuo574K
Në nenin e shtatë të planit franko-gjerman, sipas një versioni që ka rrjedhur në medie, ndër të tjera, thuhet: “Të dyja palët e përkrahin arritjen e marrëveshjeve konkrete, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe duke i shfrytëzuar përvojat ekzistuese evropiane, me qëllim të sigurimit të një niveli të duhur të vetëqeverisjes për komunitetin serb në Kosovë dhe mundësinë e ofrimit të shërbimeve në Kosovë.”
Deputetja britanike e ka shpërndarë një shkrim të ish-ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj, e cila në gjuhën angleze ka shkruar se draftit të rrjedhur të kornizës së marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë i mungojnë njohja diplomatike reciproke, përgjegjësia gjenocidale e Serbisë, asociacioni i komunave me shumicë shqiptare në Serbi, zotimi për zbulimin e vendndodhjeve të varreve masive në Serbi dhe njohja e pavarësisë së Kosovës nga pesë shtetet e BE-së që ende nuk e kanë njohur vendin tonë.