Një cisternë me ujë të pijes vendoset tek Kalaja e qytetit të Vushtrrisë
Për shkak të mungesës së ujit të pijshëm pas sulmit në kanalin Ibër-Lepenc, janë ndërmarrë masa për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve të Vushtrrisë.
Një cisternë me ujë të pijshëm është vendosur pranë Kalasë së qytetit, duke shërbyer si burim i përkohshëm furnizimi për banorët.
Sipas njoftimit nga Komuna e Vushtrrisë, kjo cisternë është vënë në dispozicion nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”, njësia e saj në Vushtrri, me qëllim që qytetarët të kenë qasje më të lehtë në ujë të sigurt gjatë kësaj periudhe të vështirë.