Nismë e re për dialogun, të dërguarit e Gjermanisë e Francës 'zbarkojnë' në Kosovë
Sot në Prishtinë, do të qëndrojë i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, dhe këshilltarët e Gjermanisë dhe Francës për dialogun, Jenns Plettner dhe Emmanuel Beaune. Pas takimit në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, diplomatët evropianë do të takohen në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Qëllim i vizitës është “të eksplorohen opsionet për përparimin në dialog”, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
“Gjatë vizitës janë të planifikuara takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, konfirmoi Stano.
“Gjatë vizitës janë të planifikuara takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar] Vuçiq”, konfirmoi Stano.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftuan ditë më herët se kanë angazhuar këshilltarët e tyre për të mbështetur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.
Në dialogun për normalizim të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë, që ka nisur më 2011 me ndërmjetësimin e BE-së, palët kanë arritur dhjetëra marrëveshje. Por, shumica nga to nuk janë zbatuar në terren.
Diplomatët në Bruksel besojnë se tani është krijuar atmosferë pozitive pas nisjes së zbatimit të reciprocitetit për dokumentet midis Kosovës dhe Serbisë. Sipas diplomatëve kjo atmosferë duhet të shfrytëzohet që të çohet përpara dialogu dhe të zgjidhen edhe çështjet e tjera të hapura mes palëve.
Nga 1 shtatori, Kosova dhe Serbia kanë hequr dorë nga lëshimi i dokumenteve për hyrje/dalje dhe kalimi i kufirit po bëhet me dokumentet identifikuese të lëshuara nga shtetet përkatëse.
Në letrën që kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, u dërguan liderëve të Kosovës dhe Serbisë më 4 shtator, u kërkua që palët të jenë të gatshme për vendime të vështira në procesin e dialogut.
Por, Kosova dhe Serbia kanë qëndrime të kundërta sa i përket një marrëveshjeje finale. Përderisa Kosova dëshiron që pakti të përfshijë njohjen reciproke, Serbia kërkon një zgjidhje kompromisi.
Kush janë këshilltarët që vizitojnë Kosovën?
Jens Plötner 54 vjeçar është këshilltari kryesor për politikë të jashtem i kancelarit gjerman, Olaf Scholz.
Ai është një politikan që e njeh mirë marrëdhëniet e Gjermanisë me Rusinë.
Plötner u bë i famshëm për deklaratën e tijndaj Rusisë disa muaj pas fillimit të luftës.
Këshilltari gjerman për politikën e jashtme, kishte thënë se marrëdhëniet me Moskën janë një çështje e madhe sa armët për Kievin
“...por ka disi më pak artikuj se si duhet të jenë marrëdhëniet tona me Rusinë në të ardhmen” , kishte thënë ai, deklaratë kjo që nxiti reagime të shumta.
Deklarata e tij nuk ishte e qartë se a përfaqësonte direkt qëndrimin e kancelarit gjerman mbi luftën në Ukrainë.
Plötner para se të bëhej këshilltar i Scholz, ishte ambasador.
Emmanuel Bonne
Emmanuel Bonne 52-vjeçar është këshilltari i lartë diplomatik i presidentit francez, Emmanuel Macron, që nga viti 2019.
Ai është angazhuar në shumë role nga Macron.
Bonne është i angazhuari i Frnacës për Samitin e G7-tës në hartimin e Planit të Përbashkët për Veprim.
Është i angazhuar në Nord Stream 2 dhe në paktin AUKUS (Pakti trepalësh) dhe gjithashtu njeriu kryesor në çështjet bilaterale me partnerët kryesorë të Francës.
Ai gjithashtu ka qenë ambasador në Libi dhe është i specializuar në çështje të Lindjes së Mesme.
Angazhimi i këshilltarëve kryesorë nga Scholz dhe Macron vjen pas tensioneve të fundit që u shkaktuan në veri të Kosovës pas vendosjes së reciprocitetit.
Scholz dhe Macron përveç Kurtit, letër i kanë dërguar edhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilit po ashtu i kanë kërkuar vendosmëri dhe gatishmëri për vendime të vështira./Nacionale.com/