Nisin takimet në Bruksel - NACIONALE

Nisin takimet në Bruksel

1 vit më parë

nga NACIONALE

Raportohet se kanë nisur takimet në Bruksel, të cilat sot mbahen në nivel kryenegociatorësh.

Sipas “Danas”, aktualisht po mbahet takimi mes delegacionit të Beogradit, i kryesuar nga Petar Petkoviq dhe përfaqësuesit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Më pas, Lajçak po ashtu pritet të takohet me kryenegociatorin dhe zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Ndërkohë, ende nuk dihet nëse do të ketë takim trepalësh.

Ndryshe, të hënën zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, bëri të ditur se në mesin e temave do të jetë edhe Marrëveshja e Ohrit.

“Mund të konfirmoj se takimi i radhës në nivelin e kryenegociatorëve do të jetë nesër në Bruksel. Rendi i ditës është mjaft i qartë. Është rruga përpara në zbatimin e marrëveshjes së rënë dakord. Dhe sigurisht, diskutimi për çështjet që po ndikojnë në normalizimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.” – ka thënë ai.

Sa i përket takimit, Qeveria e Kosovës deklaroi:

“Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi ka udhëtuar drejt Brukselit. Atje, ditën e nesërme, ai do të marrë pjesë në takimet e radhës të parapara në kuadër të procesit të dialogut”.

Lajme të ngjashme