Nisin hetimet, gjendet i vdekur një burrë në Prishtinë - NACIONALE

Nisin hetimet, gjendet i vdekur një burrë në Prishtinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një 61 vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën “UÇK” në Prishtinë.

Ky lajm është konfirmuar për Expressin nga zëdhënësja e Policisë, znj. Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 01:40 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete. Menjëherë policia dhe ekipi mjekësor, kanë dalë në vendin e ngjarjes (në shtëpinë e viktimës) në rrugën “UÇK” në Prishtinë, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës.”

Prokurori ka rekomanduar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohej për obduksion ndërkohë që Policia e Kosovës ka filluar hetimet për rastin.

Lajme të ngjashme