Nis testimi i qëndrueshmërisë për Urën e Ibrit, “inspektojnë” Sveçla e Krasniqi
Një kompani është kontraktuar për të testuar qëndrueshmërinë e Urës së Ibrit, e cila po paralajmërohet se do të hapet për lëvizje.
Për të “inspektuar” punimet të pranishëm aty janë edhe ministriat Xhelal Sveçla e Elbert Krasniqi.
Kujtojmë se hapjen e Urës po e kundërshtojnë fuqishëm, ShBA-të, BE e vendet e tjera aleate. Gjatë ditës është mbajtur edhe një protestë nga serbët lokal, që kundërshtuan hapjen e urës.
Nga aty Sveçla ka deklaruar se "hapja e urës nuk është çështje e dialogu, por e një vendimi që tashmë është marë dhe është çështje e mbyllur".
