Nis takimi mes kryeministrit Kurti dhe kryediplomatit Borrell
Besohet që në Bruksel ka nisur takimi dypalësh i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit me kryediplomatin evropian Josep Borrell.
Ky informacion është me anë të burimeve të Radio Evropa e Lirë.
Në takim me z. Borrell është edhe emisari i BE-së për dialog, z. Mirosllav Llajçak.
Takimet dyshja e BE-së do të ketë edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqin, dhe kryetemë pritet të tjetë menaxhimi i krizave.
BE e ka propozuar një plan tre-pikësh ku përfshihet edhe shpallja e zgjedhjeve të reja të parakohshme në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit.
Plani pesë-pikësh i BE-së ka mbështetje edhe nga ShBA-të.
Pas takimeve është paralajmëruar edhe një konferencë për media.
