Nis periudha për ndryshimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për zgjedhjet e tetorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se më 28 qershor ka filluar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës, në kuadër të Zgjedhjeve Lokale.
Kjo periudhë do të zgjasë deri më 29 gusht 2025.
Gjatë këtyre 63 ditëve (28 qershor – 29 gusht 2025), të gjithë qytetarët me të drejtë vote mund të verifikojnë Qendrën e tyre të Votimit dhe, nëse dëshirojnë, ta ndryshojnë atë duke zgjedhur një qendër më afër vendbanimit të tyre brenda të njëjtës komunë.
Ndërrimi i Qendrës së Votimit mund të bëhet në dy mënyra: përmes platformës elektronike të KQZ-së në adresën https://qv.kqz-ks.org ose duke dorëzuar kërkesën në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku votuesi është i regjistruar.