Ngutia e VV-së për ta dhënë veten si kampione të votës së diasporës, Muharremi del me një lexim ‘disiplinues’
Nga Vetëvendosja duke u thirrur nga dendësia e votës për ta në disa kuti votimeve të konsulatave dhe ambasadave s’e frenuan gëzimin duke e dhënë veten për kampionë të parakohshën të votës së diasporës.
Por statitisticienti Shenoll Muharremi, doli me një lexim esëll dhe disiplinues.
“Nga totali, janë 19.4% të ambasadave, 80.6% tjera me postë që do të numërohen.Të shohim dhe t’i presim, me disiplinë, numërimin e votave për të kuptuar rezultatet dhe mandatet finale”, shkroi ai.
Muharremi, për më tepër, ka dalë edhe më përkthimet në mandate duke dhënë edhe skenaret më optimiste e ekstravagante që i pretendon Vetëvendosja në votë të diasporës.
Edhe po qe se 80% të votave do t’i merrte diaspora, Vetëvendosja do të shkonte në 50 deputetë – skenar ky, aspak i gjasshëm.
Me 60% të votës së diasporës, Vetëvendosje merr veç një deputet më shumë, përkatësisht 48 deputetë.
Postimi i plotë:
Këto votat nga përfaqësitë diplomatike a po i numëron vetëm LVV-ja apo edhe partitë e tjera janë aty?:)
Sa për me e kuptu kontekstin, i kemi pasur rreth 104 mijë vota nga diaspora të regjistruara. Nga to, rreth 84 mijë janë realizuar, ndërsa rreth 79 mijë do të numërohen. Këto tani, të ambasadave, janë rreth 15.3 mijë vota. Pastaj i kemi edhe 63.7 mijë të tjera që duhet të numërohen.
Nga totali, janë 19.4% të ambasadave, 80.6% tjera me postë që do të numërohen.Të shohim dhe t’i presim, me disiplinë, numërimin e votave për të kuptuar rezultatet dhe mandatet finale.