Ngritja për 15 vende në lirinë e medias, BE: Tash ky progresor të ruhet nga zyrtarët publikë dhe establishmenti politik
Kosova është ngritur në vendin e 84-t në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit, 15 vende më lart se vitin e kaluar.
Shefja në detyrë e BE-së në Kosovë, Eva Palatova, e cilësoi këtë zhvillim si pozitiv.
Ajo shkroi në X se “është inkurajuese të shohësh Kosovën të ngjitet për 15 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij”.
Sipas saj, progresi duhet të ruhet nga institucionet dhe politika.
“Ky progres tani duhet të ruhet nga zyrtarët publikë dhe establishmenti politik”, theksoi Palatova.
BE-ja, shtoi ajo, do të vazhdojë mbështetjen për mjedisin mediatik.
Encouraging to see 🇽🇰 rise 15 places in @RSF_en’s #WorldPressFreedomIndex.
— Eva Palatová (@EUActingHeadKS) May 3, 2026
This progress now needs to be sustained by public officials and the political establishment who share the responsibility for ensuring a media-enabling environment.
🇪🇺 will support.#WPFD#EUbyYourSide