Ngritët aktakuzë ndaj shtatat peronave, dyshohet për kultivimin e bimëve narkotike - NACIONALE

Ngritët aktakuzë ndaj shtatat peronave, dyshohet për kultivimin e bimëve narkotike

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj shtatë peronave, të dyshuar për kultivimin e mbi 100 kilogramëve marihuanë dhe se njëri prej tyre ka poseduar edhe rreth gjysmë kilogrami kokaine.

Sipas njoftimin nga Prokuroria, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në periudhën maj-shtator 2022.

“G.J, E.M., Z.M., E.J., F.D., A.J. dhe G.Z. akuzohen për kultivim të bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.” – thuhet në njoftim.

Gjithashtu sipas aktakuzës bëhet e ditur se, marihuana ishte e gatshme për shitje.

Tutje thuhet se 177 bimë të tjera janë shkatërruar me urdhër të prokurorit të shtetit, raporton “Betimi për Drejtësi.

I pandehuri, G.J., akuzohet se me datë 28 shtator 2022, me qëllim të shitjes ka poseduar rreth gjysmë kilogrami kokainë, të ndara në katër qese. I pandehuri, Z.M., akuzohet se në kohë të vazhdueshme ka shitur dhe shpërndarë narkotikë të llojit marihuanë. Të pandehurit F.D dhe G.Z, akuzohen për dhënien e ndihmës në kryerjen e veprave të lartcekura.

“Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.” – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme