Ngrihet aktakuzë për vrasjen në parkingun e lokalit në Mirushë
Një vrasje në muajin prill të vitit 2022, kishte tronditur Kosovën.
Një i ri ishte qëlluar me armë zjarri prapa shpinës nga disa persona. Tash, Prokuroria e Pejës ka ngritur aktakuzë lidhur me këtë rast ndaj disa personave.
Sipas një njoftimi për media nga Prokuroria Themelore në Pejë, të pandehurit akuzohen se kanë privuar nga jeta 23-vjeçarin F.H., më 28 prill të 2022-s, në parkingun e një lokali në Mirushë të Malishevës.
Sipas Prokurorisë, N.G. dhe Y.G., akuzohen për veprën për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar të armëve” dhe i pandehuri Y.G., për veprën penale ndihma në kryerjen e veprave penale “Vrasje e rëndë” dhe “Vrasje e rëndë në tentativë”.
Sipas aktakuzës se ngritur nga prokurori i shtetit, e cila ka gjithsej 47 faqe, janë arsyetuar dhe përshkruar veprimet e secilit të pandehur në përgjegjësin penale të tyre.
Të pandehurit, N.G., B.G., A.G., B.G dhe A.G., sipas aktakuzës, duke vepruar në bashkëkryerje, e me qellim të hakmarrjes se paskrupullt, kanë privuar nga jeta viktimën F.H., ku fillimisht të ndjerin e sulmojnë dhe e godasin më mjetet të forta dhe me pas e privojnë nga jeta me armë zjarri.