Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë
Sot në Kosovë janë paralajmëruar që do të mbahen disa ngjarje.
Sipas njoftimeve, të martën do të mbahen tri mbledhje të komisioneve parlamentare.
Këto janë të gjitha ngjarjet për sot:
– Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektëligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)
– Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do të bëj homazhe në Kompleksin Memorial në Izbicë. (Fshati Izbicë, ora 9:30)
– Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon tryezë të rrumbullakët me temën “Mësimet e nxjerra nga pandemia COVID-19 në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 9:30)
– Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi në lidhje me Thirrjet elektronike të dërguara nga gjykata themelore në Komunën e Prishtinës. (Ndërtesa e KGJK -së, rr. “Luan Haradinaj”, ora 9:30)
– Kryeshefit Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës Kushtrim Hodaj raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes lidhur me raportin vjetor të punës për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)
– Komuna e Rahovecit bën homazhe dhe nderime për dëshmorët Enver Duraku dhe Shefki Thaqi. (Të vendi rënies në malet e Gallushes, mbi fshatin Dobërdolan, ora 11:00)
– Federata e Xhudos së Kosovës organizon demonstrimin e xhudos në shkollën model “Qamil Batalli” në Prishtinë, i cili ka për qëllim promovimin e këtij sporti si aktivitet jashtëshkollor në shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë. (Shkolla “Qamil Batalli” në Prishtinë, ora 12:00)
– Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione diskuton lidhur me punën e deritanishme tÑ‘ Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës, si dhe aktivitet dhe sfidat e këtij komisioni. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)
– Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e pozitës së Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 14:00).
