Ngjarje e rëndë: Vdes një 22-vjeçar në Gjilan, dyshohet se ra nga banesa
Një ngjarje rëndë ka ndodhur në qytetin e Gjilanit.
Një 22-vjeçar dyshohet se ka rënë nga banesa e tij, teksa Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur i shtrirë në rrugë në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Ju njoftojmë se sot me datë 08.08.2023 rreth orës 15:54 policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar se në rr. “Abdulla Presheva” – Gjilan është gjetur një person i shtrirë në rrugë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Viktima ( M.K.SH 22 vjeçar) dyshohet të ketë rënë nga dritarja e banesës së tij, I njëjti është dërguar në Qendrën emergjente në Gjilan me urgjencë i përcjell nga patrulla e Policisë, ku edhe përkundër përpjekjeve të mjekeve për t‘i ofruar ndihmë mjeku kujdestar ka konfirmuar se ai ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet relevante nga stacioni policor i Gjilanit dhe Hetuesit rajonal të policisë së Kosovës.” – ka thënë Hashani për Express.