Ngërçi politik, Qalaj: Kosova po humb shumë - NACIONALE

Ngërçi politik, Qalaj: Kosova po humb shumë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka bërë me dije se Kosova po humb shumë me moskonstituimin e Kuvendit.

Para hyrjes në Kuvend, ai ka thënë se këto humbjet janë në shumë fusha.

Ai ka thënë se nuk pret ndonjë as në përpjekjen që do të bëhet sot.

“Kosova po humb shumë, si në aspektin politik ashtu edhe të ndihmave nga jashtë. Ju e dini që Kosova është duke rrezikuar një fond 900 milionësh nga Plani i Rritjes. Nuk shoh ndonjë sinjal që do të ketë ndryshim në bllokadën e krijuar në politikën vendore”, ka thënë Qalaj.

Lajme të ngjashme