Ngërçi politik, Berisha: Kurtit as VLEN-Mickoski s`po i bën punë, s`mundesh me rrejt tanë jetën
Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka komentuar përpjekën e VV-së për të bindur deputeten Duda Balje për votën për Albulena Haxhiun.
Ai ka vlerësuar se kryetarit të VV-së, Albin Kurti, nuk po i kryen punë as VLEN-i për themelimin e institucioneve të reja.
Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se Kurti është hipokrit.
“As VLEN-Mickoski nuk po i bën zgjidhje, pavarësishtë ofertave joshëse që ju bëjn deputetëve të Kosovës! Me 48 deputet dhe nuk është i aftë me bë institucione. Duhët me u ndalën para pasqyrës dhe me pytën veten, çka është në pytje që të tjerët edhe pushtet nuk po dëshirojnë me ty? Një ose edhe dy herë mundesh me rrejtë, po jo edhe tanë jetën, sepse vjenë një moment që nuk të beson më njeri, siç ka ardhë. Mashtruesit dhe hipokritit, hërët apo vonë i vije fundit, siç thotë populli; nuk shkon gjithë kungulli mbi ujë”, ka shkruar Berisha.