Ngacmoi seksualisht pacienten e mitur, dënohet me burgim stomatologu nga Prishtina - NACIONALE

Ngacmoi seksualisht pacienten e mitur, dënohet me burgim stomatologu nga Prishtina

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Po akuzohet për një vepër mjaftë të rëndë penale. Stomatologu Xhavit Muqiqi për herë të tretë u gjet fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë për veprën “Keqpërdorim seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”. Gjykata ndaj stomatologut e ka shqiptuar veprën prej 1 viti e gjysmë burgim.

Për këtë vepër penale stomatologu Muqiqi dyshohet se e ka kryer në vitin 2012.

E për këtë rast drejtësia është vënë në vend 11 vjet më vonë anise në vitin 2018 stomatologu Xhavit Muqiqi ishte dënuar me burgim, por rasti i tij ishte kthyer në rigjykim pas vendimit të Apelit.

Në vitin 2018, për këtë rast ishte bërë publike aktakuza në të cilën pretendohej se stomatologu Muqiqi kishte ngacmuar seksualisht një të mitur, e cila kishte shkuar si paciente për t’i vendosur protezat dentare në ordinancën e tij private në Prishtinë.

Çka dihet për rastin?

Sipas aktakuzës së publikuar në media në vitin 2018, një vajzë 15-vjeçare, mesditën e 21 janarit të vitit 2012, kishte shkuar në ordinancën e mjekut, Xhavit Muriqi, pasi që kishe nevojë për tretman mjekësor si pasojë e dhimbjeve të dhëmbit.

Në aktakuzë thuhej se Muqiqi, pasi i kishte dhënë anestezionin të miturës, të njëjtën kishte filluar ta përkëdhel, ta puth dhe më pas e kishte urdhëruar që të ulej në prehrin e tij.

Xhavit Muqiqi në cilësinë e mjekut – stomatolog ia kishte dhënë anestezionin, i njëjti kishte filluar me pyetje jo të zakonshme si janë: ‘Çka, është më e rëndësishme për jetën e saj dhe çka do të thotë fjala intuitë dhe njëkohësisht kishte filluar ta ledhatonte në pjesën e qafës, e kishte puthur të njëjtën në gojë, ku e dëmtuara ka filluar të largohet nga i pandehuri, por i njëjti i kishte thënë ‘se është i besueshëm dhe për çdo problem do t’i ndihmojë edhe për anën financiare’, pastaj i njëjti është ngritur në këmbë duke e ulur të dëmtuarën dy herë në prehrin e tij”, thuhet në aktakuzë.

Sipas aktakuzës e mitura kishte tentuar që të largohej nga ai, mirëpo mjeku, pa dëshirën e saj, kishte filluar ta përqafonte dhe ta shtrëngonte.

“…pas përpjekjeve, largohet nga i pandehurit dhe nga i njëjti ka kërkuar ta dijë se a ka përfunduar intervenimin e dhëmbit ku në dalje nga ordinanca përsëri i njëjti pa pëlqimin e saj ka filluar ta përqafonte duke e shtrënguar për kraharori me ç’rast tek e dëmtuara e mitur ka shkaktuar shqetësim”, thuhet ndër të tjera në aktakuzë, raporton Sinjali.

E të gjitha deklarimet stomatologu Muqiqi në deklaratën e tij të dhënë në prokurori, i kishte kundërshtuar të gjitha ato që thuheshin në aktakuzë. Ai e kishte mohuar se e ka puthur, ledhatuar ose ta ketë urdhëruar të ulej në prehrin e tij.

Lajme të ngjashme