Ngacmohet seksualisht nga shokët e klasës një e mitur në Ferizaj
Dyshohet se dje një vajzë në Ferizaj është ngacmuar seksualisht teksa ishte në shkollë.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur për Sinjalin se dyshohet se tre nxënës e kanë ngacmuar seksualisht shoqën e tyre të klasës duke e prekur në vende intime.
Siç raportohet, e mitura e ka njoftuar njërën nga mësimdhënëset që ka qenë në shkollë, duke qenë shumë e shqetësuar.
Thuhet se prindi i të miturës e ka denoncuar rastin në polici, dhe ka dhënë delaratën para hetuesve, ndonëse rasti është inicuar si “Ngacmim Seksual”.