Nga Tirana, Zelensky e liderët evropianë flasin me Trumpin: E përmend edhe Rama në konferencë - NACIONALE

Nga Tirana, Zelensky e liderët evropianë flasin me Trumpin: E përmend edhe Rama në konferencë

4 javë më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një konferencë për media ka thënë se Evropa duhet të investojë më shumë në mbrojtje, derisa përmendi edhe Donald Trumpin, pas përfundimit të samitit që u mbajt në Tiranë. Në anën tjetër, presidenti amerikan zhvilloi një bisedë telefonike me liderët evropianë, pikërisht gjatë qëndrimit të tyre në kryeqytetin shqiptar.

Rama para gazetarëve ka pyetur se pse duhej pritur Trumpi që ta merrte në konsideratë paqen.

“Europa duhet të bëjë më shumë kur vjen fjala për mbrojtjen e saj dhe kur vjen fjala për të investuar në kapacitetet e saj të vetëmbrojtës. Nga ana tjetër, besoj se kjo është njëra anë e medaljes. Ana tjetër lidhet me emrin e vetë Europës. Europa ka qenë gjithmonë përfaqësuese e disa gjërave që të tjerët i kanë pasur zili, kapaciteti për paqen e pamundur. BE është produkt i një ëndrre të fëmijëve..

Ka dhe një pikëpyetje, pse duhet pritur Donald Trump dhe të merrte në konsideratë paqen? Sepse ndoshta ishim të përqendruar ndaj një kauze të duhur, por humbëm terren kur vjen fjala për diplomaci. Jemi shumë socialist dhe nuk jemi socialistët më të mirë se fitojmë zgjedhjet, por ky është këndvështrimi” – ka thënë ai.

Pak para mbajtjes së kësaj konference, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky njoftoi se bashkë me presidentin Macron, kancelarin Merz e kryeministrat Starmer dhe Tusk, biseduan me presidentin amerikan, Donald Trump.

“Fola me presidentin Donald Trump, së bashku me Presidentin Macron, Kancelarin Federal Merz, Kryeministrat Starmer dhe Tusk. Diskutuam rreth takimit në Stamboll. Ukraina është e gatshme të ndërmarrë hapat më të shpejtë të mundshëm për të sjellë paqe të vërtetë, dhe është e rëndësishme që bota të mbajë një qëndrim të fortë. Qëndrimi ynë është i qartë — nëse rusët refuzojnë një armëpushim të plotë, të pakushtëzuar dhe përfundimin e vrasjeve, duhet të pasojnë sanksione të ashpra. Presioni ndaj Rusisë duhet të vazhdojë derisa ajo të jetë e gatshme të përfundojë luftën. Faleminderit të gjithëve në botë që po ndihmojnë” – shkroi Zelensky.

Lajme të ngjashme