Nga sot ofrohen shërbimet e rezonancës magnetike në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës - NACIONALE

Nga sot ofrohen shërbimet e rezonancës magnetike në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nga sot e tutje në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës do të ofrohen edhe shërbimet e rezonancës magnetike.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka marrë pjesë në përurimin e zgjerimit të kapaciteteve shëndetësore në Spitalin Regjional të Pejës, respektivisht fillimin e shërbimeve përmes aparaturës së re të rezonancës magnetike.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur se Vitia ka thënë se një prej objektivave kryesore të MSh-së mbetet shtimi i kapaciteteve shëndetësore që do të ndikojë drejtpërdrejte në mirëqenien e qytetarëve.

Sot është lajm i mirë që më në fund rezonanca magnetike do të jetë në shërbim të qytetareve të Pejës, por edhe të komunave të tjera përreth. Kur ka vullnet, kur ka punë dhe kur nuk mungon angazhimi, brenda një periudhe edhe më të shkurtër mund të bëhet investimi i ardhshëm.” – ka thënë Vitia.

Ai tutje ka njoftuar se tashmë është nënshkruar plani investiv për infrastrukturë edhe për pajisje në vlerë të 41 milionë eurove dhe se janë të mirëseardhura të gjitha kërkesat që do të ndikonin në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore dhe më të mira shëndetësore.

Lajme të ngjashme