Nga Londra në Amerikë - Osmani zhvillon takime në Senat - NACIONALE

Nga Londra në Amerikë - Osmani zhvillon takime në Senat

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në SHBA, është takuar me përfaqësues nga Dhoma e Senatit dhe Dhoma e Përfaqësuesve.

Fillimisht Osmani ka takuar liderin e shumicës në senatin amerikan, Chuck Schumer, me të cilin ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe SHBA-së, transmeton Zeri.info.

“Gjithmonë kam kënaqësi të takoj udhëheqësin e shumicës në Senat, Chuck Schumer dhe për të riafirmuar partneritetin e gjatë mes dy vendeve tona. Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së dhe diskutuam mënyrat se si mund të rritim bashkëpunimin me Senatin”, shkroi Osmani në një postim në Twitter.

Lajme të ngjashme