Nga dështimi në dështim: Albulena Haxhiu nuk kalon sërish - NACIONALE

Nga dështimi në dështim: Albulena Haxhiu nuk kalon sërish

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sërish kanë dështuar të konstituojnë Kuvendin e Kosovës. Kjo pasi kandidatja e VV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhi, përsëri nuk ka arritur t`i marrë votat e nevojshme.

Deputetja e VV-sa ka dështuar të bëhet kryeparlamenatre për herë të gjashtë.

Pasi Haxhiu është propozuar nga Glauk Konjufca, kandidatura është hedhur në votim.

Nga 110 deputetët e pranishëm në sallë, Haxhiu ka marrë 54 vota pro, 44 kundër dhe dy absteminiem.

Kësaj radhe Haxhi kishte rënia në vota. Derisa në seancat e më hershme ajo kishte marrë 57 vota, sot ajo ka marrë 3 vota më pak.

Pas këtij votimi, kryesuesi i seancës konstituive. Avni Dehari e ka mbyllur seancën, duke thënë se seanca vazhdimi i seancës do të ndodhë të enjën ora 10:00.

Insistimi i VV-së në Albulena Haxhiun për të bërë kryetare po kritikohet.

Analisti politike, Albert Krasniqi, ka vlerësuar se e drejta për të propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit nuk është autorizim për të bllokuar institucionet.

Ai ka kritikua partinë e Albin Kurtit, e cila po insiston në zgjedhjen e Albulena Haxhiut kryetare të Kuvendit.

Në profilin e tij në “Facebook”, Haxhiu ka shkruar se insistimi kokëfortë në një kandidat që nuk siguron shumicën nuk është përpjekje për zgjidhje.

Sipas tij, një veprim i tillë është qëllim për ngërç.

E drejta për të propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit nuk është autorizim për të bllokuar institucionet. Kjo e drejtë është e shoqëruar me obligimin të jesh bashkëpunues, të kërkosh konsensus dhe të respektosh vullnetin e deputetëve. Insistimi kokëfortë në një kandidat që nuk siguron shumicën nuk është përpjekje për zgjidhje – është qëllim për ngërç. Subjektet politike janë zgjedhur për të ndërtuar institucione që i shërbejnë qytetarëve, jo për të emëruar individë të veçantë në pozita. Çdo shpërdorim i besimit të dhënë është cenim i rëndë i mandatit që buron nga vota e popullit”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të ngjashme