Nexhmedin Spahiu, Lorik Arifaj e Naser Thaçi kandidat për Drejtor Gjeneral të RTK-së - NACIONALE

Nexhmedin Spahiu, Lorik Arifaj e Naser Thaçi kandidat për Drejtor Gjeneral të RTK-së

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Radio Televizioni i Kosovës ka mbetur pa Drejtor Gjeneral që nga dorëheqja e Shkumbin Ahmetxhekajt. Ky televizion ka mbetur edhe pa ushtrues detyre të drejtori, që ishte caktuar Zana Spahiut. Kjo e fundit ka dhënë dorëheqje pas skandalit me lajmin e rremë të ‘Slobodna Bosnës, i cili ishte publikuar në Lajmet Qendrore, e ku Nacionale dhe Periskop etiketoheshin si media që financohen nga Serbia.

Gazeta Nacionale ka mësuar se emrat që ia kanë mësyrë pozitës së Drejtorit të Përgjithshem të RTK-së. Këta emra janë Nexhmedin Spahiu, Lorik Arifaj dhe Naser Thaçi.

Lorik Arifaj, i cili ka punuar në këtë televizion prej vitesh, më herët ka qenë edhe zëvendësdrejtor i Përgjithshëm të RTK-së.

Edhe Naser Thaçi punon në televizionin publik. Më herët ai e ka qenë redaktor përgjegjës në RTK 4.

Kurse, Nexhmedin Spahiu, është analist politik i afërt me partinë në pushtet.

Më herët, Spahiu ka qenë edhe kandidat i AKR-së për kryetar të Mitrovicës.

Po ashtu, Sapahiu është edhe pronar i televizionit lokal “TV Mitrovica”.

Juristja e mediave Flutura Kusari e ka kritukuar këtë process qysh në nisje. Sipas saj emrat do të duhej të publikoheshin tri ditë pas mbylljes së konkursit.

“Zarfat me aplikime per poziten e Drejtorit Gjeneral te RTK-se hapen me 2 tetor ne ora 16.10.

Mbledhja eshte e hapur dhe cdokush mundet me marre pjese vec lajmerojeni bordin me email se i kane ndryshu rregullat e ju lojne jashte tu u kape per procedure.

Procedura e rekrutimit per poziten e drejtorit po fillon me shkelje ligjore sepse zarfat eshte dashur te hapen javen e kaluar, 3 dite pas mbylljes se konkursit.” – ka shkruar Kusari.

Lajme të ngjashme